• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA 1/ “Babagjyshët” hajdutë, si u njohën dhe si vepronin

admin by admin
19 December, 2015
in Kronika
0
DOSJA 1/ “Babagjyshët” hajdutë, si u njohën dhe si vepronin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroia e Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se në datën 15/12/2015 është dërguar për gjykimin procedimi penal nr. 294 i vitit 2014 në ngarkim të të pandehurve Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian (Enea) Qerrushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi,  Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Palgosjes së rëndë”, “Mbajtjes pa lejët të armëve luftarake në automjet ose vende publike”, “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 140,88, 278/5, 333 dhe 334 të të Kodit Penal
Nga hetimi ka rezultuar se Drejtoria për Akte Terroriste dhe Krime të Rënda në Drejtorinë e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Përgjithëshme materiale që bëjnë fjalë për kryerjen e aktivitetit kriminal të “Vjedhjes me armë”, “Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 139, 333 dhe 334 të të Kodit Penal.  Prokuroria e Përgjithëshme e ka dërguar referimin në Prokurorinë për Krime të Rënda. 

Aktiviteti në Shqipëri
Nga aktet rezulton se në qytetin e Tiranes, Lacit, Fushe- Krujës, Kuçovës dhe  Durres nga muaji Janar 2013 dhe ne vazhdim kishin ndodhur nje sere veprash penale te renda ne fushen e krimeve kunder pasurise. Konkretisht ishin vjedhur me armë disa argjendari në këto qytete nga ku janë përvetësuar shuma të mëdha mometare dhe sasira të mëdha të senseve të çmuara kryesisht flori. 
Gjithashtu sipas informacinit të nxjerrë nga letërporosia e autoriteteve gjyqësore të Republikës së Maqedonisë, ardhur me shkresën nr. 1024/3 Prot G. K. datë 22/09/2014 të Prokurorisë së Përgjithshme, Autoritetetet Maqedonase të Drejtësisë, përkatësisht Prokuroria Publike për Ndjekje Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup, ishin duke kryer hetime lidhur me veprat  penale të grabitjes së dy argjendarive, ndodhur ne në datën 30/04/2014 në Strugë dhe në datën 29/07/2014 në Dibër në të cilat dyshohen se kishin marrë pjesë shtetast shqiptarë Miljan Elezi, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, etj.  Sipas kësaj prokurorie këta shtetas veprojnë si një grup kriminal i organizuar për kryerjen e veprave penale të grabitje në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. 
Pra deri në këtë fazë të hetimit rezultonte se ndodheshim para faktit ku, sipas informacionit të policisë, rreth 12 persona, ku si fillim është dyshuar se janë përfshirë shtetasit Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Artur Tafani etj., në bashkëpunim të qëndrueshëm midis tyre gjatë viteteve 2013-2014, dyshuar dhe në vazhdim, kishin kryer disa vjedhje me armë të argjendarive dhe objekteve të tjera me qëllim fitimi material.  Në realizimin e këtyre vjedhjeve kostatohet qëndrueshmeria e veprimit dhe organizmit të antarëve të grupit.  Pavarësisht se ende nuk mund të konkludohej lidhur me ndarjen e detyrave, organizimin dhe strukturën, por nga menyra e veprimit, personat që kanë marrë pjesë, rolin e secilit në realizmin e vjedhjes dhe largimin nga vendngjarja, konkludohet që nuk kemi të bëjmë më një grup personash të lidhur rastësisht për realizimin e vjedhjeve, por ka një marrëveshje midis tyre për kryerjen e aktivitetit kriminal në vazhdimësi duke përbërë kështu një formë të veçantë bashkëpunimi kriminal, sikurse është “Grupi i Strukturuar kriminal”.

Aktiviteti në Maqedoni
Deri në këtë fazë të hetimit prokuroria ka pasur dyshime se i njëjti grup personash që kishin kryer vjedhjet në Shqipëri dyshohet se kishin marrë pjesë dhe në kryerjen e vjedhjeve në territorin e Maqedonisë. 
Po ashtu kishte rezultuar se njëri prej personave të dyshuar si autorë të vjedhjeve të ndodhura në Maqedoni ishte shtetasi nën  Fatmir Pjetri, lidhje shoqërore e shtetasit Ilir Kupa,Agustin Sula dhe Miljan Elezi (ky i fundit i vrarë në Dibër të Madhe Maqedoni gjatë vjedhjes së dy argjendarive dt 29.07.2014).  Fatmiri ka shkuar disa ditë para vjedhjes në Peshkopi dhe konkretisht më dt 15 dhe 16 korrik 2014 së bashku me Miljan Elezin për të parë vendin se ku do të kalonin për në territorin Maqedonas. Pas ngjarjes babai dhe vëllai i viktimës së bashku me Fatmirin kanë shkuar në Peshkopi dhe janë interesuar se cili ishte personi i vrarë në Dibër të Madhe. Duke pasur dyshime se ky person ishte autori I disa prej vjedhjeve nga prokuroria është vendosr dhe Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm këtë vendim, përgjimi I komunikimeve të numrave telefonike që dyshohej se përdoreshin nga ky shtetas.

Arrestimi i të dyshuarve
Nga hetimi ka rezultuar se me daten 16.12.2014 rreth ores 16:00 ne vendin e quajtur Liqeni i thate tek lokal bar restorant Pul Pul , nga njesia operacionale eshte konstatuar automjeti me targe AA618KN i cili drejtohej nga shtetasi nën hetim Agustin Enver Sula, person ky ne kerkim per vepren penale te vejdhjes me arme dhe i denuar me 23 vjet burgim. Ky person ishte ne drejtimin e makines dhe ne shoqerimin e tre personave te tjere , sa kane hyre ne ambjentet e lokalit, ka nderhyre forcat e njesise operacionale duke bere arrestimin e tij ne flagrance dhe shoqerimin ne polici te shetasve qe shoqeroheshin me te.
Ne momentin e arrestimit gjate kontrollit personal shtetasi nën hetim Agustin Sula mbante me vete ne brez armen pistolete model 54 kaliber 7.2mm TT me nr: 656 disa numra te tjere 6 dhe 1959, celuara te markes Samsung e Nokia.  Menjehere u ushtruar kontroll ne banesen e shtetasit Agustin Sula , banese kjo e mare nga ana e tije me qira, ne te u gjeten tre fishke model 54 kal.7.62mm , nje pistolete Zastava kal 6.35mm me nr. Serie T710696 , nje sasi e vogel lende narkotike kanabis stativa etj.
Nga hetimi i mëtejshëm rezultoi e provuar se shtetasi nën hetim Agustin Sula pasi ishte shpallur ne kerkim eshte larguar jashte shtetit ne Greqi duke kaluar ne rruge ilegale, ne kete shtet ka qendruar nje fare kohe dhe ka bashkejetuar me nje shtetase greke.  Gjate kohes qe ndodhej ne Greqi eshte njohur me shtetasit në hetim Ilir Kupa e Fatmir Pjetri . Ku është kthyer ne Shqiperi ka bere nderrimin e emrit dhe duke levizur me indentitet te rreme. Ne vitin 2013 janë takuar më shtetasin Ilir Kupa dhe shtetasin Fatmir Pjetri si dhe me shtetasit nën hetim Dritan Kola, Artur Tafanin, Jul Qerushin dhe Hajdar Sefen. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe në raste të veçanata në bashkëpunim me shtetasit nën hetim Edmond Selalal, Mark Shpendi, Saimir Kala, Lin Kala dhe Angjelin Ndreka kane kryer vjedhje me armë të argjendarive dhe biznezeve të ndryshmë në Kuçovë, Tiranë, Durrës, Laç, Fushë Krujë dhe në Maqedoni. Konkretisht 

Njohja dhe organizimi
Në kushtet e mësipërme rezulton plotësisht e provuar se shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian (Enea) Qerrushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi dhe Hajdar Sefa dhe Artur Tafani kanë vepruar në kuadër të një Grupi të Strukturuar Kriminal me qëllim vjedhjen e pasurive të shtetasve dhe biznezeve si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje, “Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 140, 88, 89, 333/a dhe 334 të të Kodit Penal.
Konkretisht shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula dhe Dritan Kola kanë njohur njëri-tjetrin në Greqi ku kanë pasur dhe aktivitet kriminal në fushën e vjdhjes me armë dhe dhunë janë kthyer në Shqipëri ku janë ritakuar së bashku dhe kanë planifikuar vjedhje e argjendarive me qëllim fitimi material. Të katër këta persona kanë bashkëpnuar dhe me shtetasit nën hetim Julian (Enea) Qerrushi, Saimir Kala, Mark Shpendi dhe Hajdar Sefa dhe Artur Tafani të cilat duke qënë pjesë e grupit të organizuar kanë marrë pjesë aktive në planifikimin dhe realizmin e vjedhjeve.  Grupi i organizar kriminal ku vepronin shtetasit nën hetim nuk ka një ndarje të q artë rolesh dhe detyrash por gjatë veprimtarisë së tyre kriminale secili ka një rol të përcaktuar dhe që vepron në këtë mënyrë në çdo vjedhje, Të gjitha autorët kanë detyrë që të gjejnë dhe identifikojnë dyqanet ose bisnezet qe duhet të vidhen me armë.  Secili ka rolin të sigurojmë mjetet me të cilat do të lëvizet dhe armët më të cilët do kryhe vjedhjet.  Edhe gjatë raelizimit të vjedhjeve çdo antar i grupit ka një rol të përcaktuar. Shtetasit nën hetim Agustin Sula, Ilir Kupa dhe Saimir Kala kanë rolin e mbledhësit të floririt nga banakët ose marrjen e lekëve nga kasafortat, shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Dritan Kola dhe Hajdar Sefa rolin e personave që ruajnë në hyrje të objekteve që vidhen.  Bhë rol të veçantë ka shtetasi nën hetim Fatmir Pjetri i cili bën shitjen e sendeve të vjedhura dhe ndarjen e fitimit antarëve të grupit.  Në këtë aktivitet kriminal këta shtats bashkëpunojnë dhe me shtetasit Edmond Selala, Lin Kala dhe Angjelin Ndreka të cilat kanë bashkënuar në raste të veçanta për realizimin e vjedhjeve.  Në rast se kanë rezistencë gjatë vjedhjeve autorët përdorin qrmët e zjarrit për arritjen e qëllimit kriminal.  Në tre raste ata kanë qëlluar në drejtim të përsonave që kanë rezustuar.  Një veçanti e aktivitetit kriminal ëhstë se mjetet me të cilat lëvizet për të shkuar ne objektet që do vidhen dhe për tu larguar kryesisht vishen në zonën e Fushë-Kkrujës dhe pasi realizohet vjedhja digjen. Karakteristikë tjetër e veprimeve të grupit është se pasi merr informacion të saktë për objektet që do vjedhin, për vendodhjen e tyre dhe sendeve ose  vlerave monetare që ndodhen në to, organizon punën për të kryer veprimin. Studionin me hollësi vendodhjen e objektit, mënyrën se si ruhet, me kamera, persona që e ruanin apo punonin etj. Në vijim merrnin masa për gjetjen e mjeteve për lëvizjen, mënyrë  e fshehjes dhe kamuflimit si dhe largimin nga vengjarjet.  Të gjitha vjedhte realizoheshin me maska dhe doreza.

Elementët e përbashkët dhe mekanizmi i kryerjes së vjedhjeve

1- Perdorimi për lëvizje i mjeteve të vjedhura, ku keto mjete kryesisht jane vjedhur ne zonen e Milotit gjate momentti qe drejtuesit e tyre kane ndaluar per pushim dhe celsat ndodhen ne mjet
2- Mjetin e fshehin  duke i nderuar targat ne disa raste dhe ne disa te tjera kane perdorur po targat orgjinale. Kopjojne targat e nje mjeti tjeter te ngjajshem me ate te vjedhur.
3- Djegja e mjetit që ka qënë përdorur për të lëvizur gjatë dhe pas vjedhjes dhe largimi me mjete te tjera motorike.
4- Mënyra e realizimit të vjedhjes ku njeri prej autoreve qendron tek dera e objektit qe po kryhet vjedhja si roje nese do te vij policia. Ky person eshte i gjate dhe mban gjithmone automatik ne dore.
5- Përdorimi i maskave, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia
6- Ndarja e roleve gjatë realizimit të vejdhjes dikush do te vjedh mjetin, dikush do te gjej armet, veshjet apo do te kryhej vjedhjen
7- Personat qe kane realizuar vjedhte kanë karakteristika të fizike të perbashketa.
8- Objektet e vjedhura jane kryesisht argjendari

Previous Post

Veliaj ndalon “hyrjen” e gjelit të detit në Tiranë

Next Post

DOSJA 2/ “Babagjyshët” hajdutë, 13 vjedhje me dhunë në Shqipëri e Maqedoni

admin

admin

Next Post
DOSJA 2/ “Babagjyshët” hajdutë, 13 vjedhje me dhunë në Shqipëri e Maqedoni

DOSJA 2/ “Babagjyshët” hajdutë, 13 vjedhje me dhunë në Shqipëri e Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.