Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton, se sot në IEVP Rrogozhine u parandalua hyrja e sendeve të cilat ishin të ndaluara. Gjatë kontrollit përpara takimeve, familjaret e të burgosurit K.B. tentuan te fusin edhe një pako që rezultoi te ishte play-station. Nga kontrolli i pajisjes u gjetën të fshehur 7 celulare. Menjëherë është njoftuar struktura e SHKB së Burgjeve për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural.












