Ka ndodhur një përplasje me armë zjarri mes policisë dhe një trafikanti në Mat. Ngjarja është regjistruar sot në fshatin Gurrë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga të shtënat e armëve ka mbetur i plagosur 19-vjeçari Rasim Kurti, i cili dyshohet të jetë trafikant droge. Ndërkaq, 19-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur, ndodhet në spitalin e Burrelit. Pritet të zbardhen të tjera rrethana të ngjarjes.











