• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Marrëveshja konfidenciale që i dha fund arbitrazhit CEZ – DIA

admin by admin
18 December, 2015
in Kronika
0
Marrëveshja konfidenciale që i dha fund arbitrazhit CEZ – DIA
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bankierja amerikane Rebecca Gaskin Gain deklaroi para gjykatës se dëshmia e ish-drejtorit të CEZ Shpërndarje Josef Hejsek dhe dokumente të tjera që tregonin mashtrimet e DIA të Kastriot Ismailajt e bindën atë të bashkëpunojë me Shqipërinë duke i dhënë fund kalvarit trevjeçar të arbitrazhit.

Vendimi i gjykatës së arbitrazhit të Vienës i parë nga BIRN përshkruan se si Gjykata u përball me kërkesën e OSHEE për të mbyllur procedimin pasi në gjykatë u dorëzua një deklaratë e bankieres amerikane Rebecca Gaskin Gain si përfaqësuese e Debt Advisory International, ku shkruhej se DIA (kompania fillestare e regjistruar në parajsën fiskale të Ishujve Virxhin Britanikë, të njohur me akronimin në anglisht BVI), tërhiqte të gjitha pretendimet ndaj shtetit shqiptar.
Vendimi i gjykatës i parë nga BIRN nuk përmban dokumentet shoqëruese të dosjes gjyqësore por në arsyetimin e gjykatës paraqiten fragmente të ecurisë trevjeçare të këtij gjyqi që u krye me dyer të mbyllura në Vienë të Austrisë dhe që mund t’i kushtonte Shqipërisë deri në 135 milionë euro.
Vendimi tregon se si fatet e Ismailajt u përmbysën dhe pozicioni i tij u përkeqësua hap pas hapi pasi prokuroria shqiptare dhe studioja avokatore që përfaqësoi Shqipërinë arritën të demonstronin të shkuarën e Ismailajt si mashtrues ndërsa vetë gjykata theksoi se Ismailaj nuk qe treguar i sinqertë para saj, veçanërisht kur nuk kishte treguar se ai qe një nga dy pronarët e kompanisë që përfaqësonte.

Marrëveshje konfidenciale
frf1

Faqja e parë e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit DIA kundër OSHEE 

Më 13 dhjetor 2014, avokati i Shqipërisë deklaroi para gjykatës se nënshtetasja amerikane Rebecca Gaskin Gain si përfaqësuese ligjore e kompanisë DIA të regjistruar në BVI ka arritur një “marrëveshje konfidenciale” me palën mbrojtëse për t’u tërhequr nga pretendimi në arbitrazh.
Fillimisht, Gaskin u mjaftua duke bërë një deklaratë në të cilën thuhet se ajo tërhiqte DIA-n pa kushte nga pretendimet në gjykatë, por pas kësaj, avokatët e Ismailajt ngritën një kundërpretendim duke argumentuar nga njëra anë se Gaskin nuk kishte të drejtë të përfaqësonte DIA-n dhe nga ana tjetër, duke aluduar se Gaskin kishte vepruar në bashkëpunim me palën e paditur dhe se kishte arritur marrëveshje në shkëmbim të parave.
Në të njëjtën kohë, Ismailaj reagoi ndaj deklaratës së tërheqjes nga Gaskin Gain duke hapur një proces gjyqësor në BVI. Një gjykatë në BVI mori çështjen në diskutim dhe si vendim të ndërmjetëm, urdhëroi Gaskin Gain në dhjetor 2014 të mos veprojë si përfaqësuese ligjore e DIA deri sa çështja të gjykohej në themel.
Pas kësaj, Gaskin Gain u thërrit për seancë pyetjesh dhe përgjigjesh nga gjykata e Arbitrazhit, e cila vendosi të diskutojë nëse ajo qe përfaqësuese e ligjshme e DIA.
Studioja ligjore Hause Partners, e cila përfaqësonte Ismailajn, fillimisht ngriti dyshime mbi marrëveshjen konfidenciale të tërheqjes dhe kërkoi që ajo marrëveshje të dorëzohej para gjykatës. Ajo ngriti dyshime se Gaskin Gain qe korruptuar nga pala shqiptare për të bërë tërheqjen e padisë. Pala shqiptare fillimisht dorëzoi një kopje të redaktuar të marrëveshjes dhe më pas, një kopje më pak të redaktuar si dhe theksoi se një pjesë e marrëveshjes është bërë “me gojë”, por në “versionin më pak të redaktuar” të marrëveshjes, shkruhet në mënyrë speficike se “palët tërheqin pretendimet pa asnjë kompensim monetar”.

Dëshmia e Hejsek bindi Gaskin Gain
frf2

Fragment nga vendimi i gjykatës ku tregohet se si Gasgin Gain u bind të tërhiqet nga dëshmia e Hejsek

Në seancën e pyetjeve dhe përgjigjeve,  avokati mbrojtës i Ismailajt pyeti Gaskin Gain në mënyrë specifike nëse tërheqja e saj qe bërë “pa kompensim”. Gaskin Gain iu përgjigj duke thënë se qe një marrëveshje ku secila palë mban kostot e veta dhe shtoi se “kjo varet nga kuptimi që i jep fjalës ‘kompensim’”.
Pyetur nga avokati mbrojtës se çfarë do të thotë kjo marrëveshje ku secila palë mban kostot e veta, ajo iu përgjigj se vijimi i çështjesh kthehej në “detyrim shtesë” për të dhe se sipas mendimit të saj, çështja në arbitrazh po shkonte drejt dështimit për DIA.
Më pas ajo shpjegoi se qe prezantuar me provat e disponueshme nga avokati i palës shqiptare dhe se qe bindur që provat për mashtrim qenë të mjaftueshme për ta rrëzuar çështjen në arbitrazh dhe se ky qe shkaku që ajo pati vendosur të tërhiqej.
“Kam lexuar atë që besoj janë prova për mashtrime që do e vendosnin paditësin në një pozicion të keq. Në atë kohë ishte bindja ime që gjëja e përgjegjshme për tu bërë ishte të arrije në një marrëveshje të negociuar dhe se kjo marrëveshje ishte një vlerë për paditësin,” deklaroi Gaskin Gain.
Ajo i shpjegoi më tej gjykatësve që dëshmia e dhënë nga ish-drejtori i CEZ Shpërndarje Josef Hejsek para avokatëve të Shqipërisë qe prova më e fortë për faktin që marrëveshja CEZ-DIA qe e realizuar me anë të mashtrimit.
Hejsek qe personi kyç në këtë skandal, njeriu që zgjodhi Ismailajn si personi që duhej të mblidhte borxhet e prapambetura të CEZ. Dëshmia e tij, dhënë më 26 tetor 2014 në Pragë për llogari të avokatëve të studios ligjore të OSHEE-së, Clifford Chance, u zbulua dhe u publikua nga BIRN në shtator 2015.
Hejsek thotë në dëshminë e tij se Ismailaj u prezantua si kandidat për të mbledhur borxhet e vjetra të CEZ nga Qazim Tepshi, në atë kohë, ambasador i Shqipërisë në Pragë.
“Z. Tepshi e prezantoi Z. Ismailaj te unë si një person që ka lidhje të mira dhe që ka besimin e Ministrit të Punëve të Jashtme (Ilir Meta). CEZ Shpërndarje e trajtoi Z. Ismailaj si “kandidatin” e qeverisë shqiptare për të mbledhur borxhet e vjetra”, shkruhet në dëshminë e Hejsek.

Fati i Ismailajt rrokulliset
frf3

Fragment nga vendimi ku gjykata hedh dyshime mbi sinqeritetin e Ismailajt para gjykatësve

Procesi gjyqësor duket se nuk eci mirë për Ismailajn, gjë që e shtyu atë të kërkojë në korrik 2014, ndryshimin e trupit gjykues duke argumentuar se kishte arsye të besonte se gjykata kishte treguar anësi në favor të OSHEE. Kërkesa e tij për ndryshim të trupit gjykues u përsërit në shtator 2014. Gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë në të dyja rastet.
Kastriot Ismailaj qe personi që përfitoi miliona euro pa bërë asnjë punë por në fillim të vitit 2015, e gjeti veten në vështirësi të mëdha. Prokuroria shqiptare pati thelluar hetimet mbi të për akuzat e mashtrimit dhe pastrimit të parave. Në Vienë, ish-partnerja e tij veproi kundër dëshirës së tij dhe tërhoqi pretendimet e DIA ndaj OSHEE për 135 milionë euro dëmshpërblim.
Ismailaj e luftoi qëndrimin e Gaskin Gain duke argumentuar se ajo qe shkarkuar nga pozicioni i saj si përfaqësuese e DIA në janar të vitit 2012 dhe dorëzoi në gjykatë një letër të firmosur prej tij, një fletë protokolli të kompanisë së tij ku qe regjistruar letra për shkarkimin e Gaskin Gain si dhe një dëshmi të Marilda Shahinit, punonjëse e DIA në Tiranë, e cila thoshte se pati qenë dëshmitare kur letra e shkarkimit i qe dorëzuar Gaskin Gain në vitin 2012. Ky qe një veprim që i kushtoi rëndë Ismailajt në Vienë dhe ka gjasa do t’i kushtojë edhe më rëndë në Tiranë. Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Përgjithshme të 17 dhjetorit 2015, hetimet e saj zbuluan se letra e shkarkimit të Gaskin Gain qe falsifikuar nga Ismailaj në vitin 2015. Por më e rëndësishmja, letra e shkarkimit zbuloi faktin që Ismailaj qe bashkëpronar i kompanisë së regjistruar në BVI, fakt që ai nuk e kishte pranuar dhe e kishte mbajtur të fshehtë vazhdimisht.
Gjykata e Arbitrazhit e shpalli gjithashtu letrën e shkarkimit të Gaskin Gain të falsifikuar, pasi mori në pyetje dëshmitaren Shahini, e cila deklaroi në Vienë se letra qe prodhuar në vitin 2015.
“Gjykata debatoi në përgjithësi për besueshmërinë e deklaratave me shkrim si dëshmitar të z. Ismailaj, të cilat janë thebësore për pasojat e mosmarrëveshjes. Gjykata vëren se në deklaratat me shkrim (të dorëzuara më 14 tetor 2013), Ismailaj nuk pati treguar se ai kishte një interes të drejtpërdrejtë dhe thelbësor në çështje. Vetëm më 16 mars 2015, më shumë se dy vjet pas fillimit të procedimit, Gjykata mësoi se Z. Kastriot Ismailaj qe një nga dy aksionerët e kompanisë,” thuhet në vendimin e gjykatës. Nga vendimi nuk sqarohet se cili është aksioneri tjetër i DIA.
Ismailaj u arrestua në Tiranë në maj 2015. Llogaritë e tij bankare u sekuestruan me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në Vienë, kompania avokatore që mbronte interesat e tij, kërkoi një shtyrje në gjykatë “deri sa llogaritë e Ismailajt të zhbllokoheshin.” Më vonë, më 20 korrik 2015 studioja avokatore Hauser Partners u tërhoq nga mbrojtja e Ismailajt dhe ky i fundit mbeti pa avokat mbrojtës. Të njëjtin fat pësoi edhe gjyqi i tij në BVI kundër Gaskin Gain. Avokati i tij u tërhoq nga çështja.
Goditja finale erdhi kur Gjykata e Arbitrazhit vendosi se Gaskin Gain qe përfaqësuese ligjore e DIA dhe se deklarata e saj e tërheqjes nga gjyqi qe e vlefshme. Gjykata deklaroi se për të nuk ka rëndësi nëse marrëveshja mes Gaskin Gain dhe palës shqiptare qe konfidenciale apo jo. Vendimi final qe mbyllja e procesit të arbitrazhit të DIA kundër OSHEE.
Ismailaj pritet të dalë së shpejti në gjykatë në Tiranë i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash.

Previous Post

ÇFARË SHKRUANTE NË 2011 */ Kur Elvira Dones “tallej” me shqiptarët për rastin “Griselda Roshi”

Next Post

Eurostat: Rriten kërkesat për azil nga shqiptarët, deri në tetor 60 mijë persona në BE

admin

admin

Next Post
Eurostat: Rriten kërkesat për azil nga shqiptarët, deri në tetor 60 mijë persona në BE

Eurostat: Rriten kërkesat për azil nga shqiptarët, deri në tetor 60 mijë persona në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.