Inspektorati Shtetëror Teknik ka gjobitur 6 pika karburantesh për muajin nëntor, të cilat kanë pasur mungesë të dokumentacionit por edhe tregtonin nënprodukte jashtë standardit.
“Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Nëntor 2015 janë gjobitur 4 subjekte nga të cilat 2 për mungesë dokumentacioni dhe 2 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit. Gjithashtu janë kryer dhe 2 akt bllokime për mungesë dokumentacioni. Më poshtë gjeni listën e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt”, thuhet në një njoftim të Inspektoratit Shtetëror Teknik.












