Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian Maja Koçijançiç, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, se Komisioni Evropian ka miratuar “raportin pozitiv për Kosovën, mbi liberalizimin e vizave”.
“Sot Komisioni Evropian ka miratuar raportet pozitive për përparimin mbi liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën”, ka thënë Maja Kocijançiç.












