• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama tashmë të dekriminalizojë PS

admin by admin
18 December, 2015
in Politika
0
Basha: Rama tashmë të dekriminalizojë PS
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përshëndetur sot miratimin e djeshëm, me votë unanime, të Ligjit “Për Dekriminalizimin”. Duke përshëndetur asistencën dhe presionin ndërkombëtar, Basha garantoi se sikurse ka bërë edhe më parë, PD do e zbatojë pikë për pikë këtë ligj, duke shmangur personat e inkriminuar.
Përkundër kësaj, Basha shprehu rezerva për kreun e PS Edi Rama, që nuk do bëjë të njëjtën gjë. Në mbështetje të kësaj, Basha përmendi dhe renditi një sërë qytetesh, ku sipas tij, “Personat e inkriminuar kanë marrë në dorë PS. Pakti i Ramës me krimin vazhdon”.
Për Bashën kjo është punë e Edi Ramës, i cili përballë keqqeverisjes së tij, i duhen këtë persona të inkriminuar, për vjedhjen e deformimin e votës në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

Deklarata e plotë e Kreut të PD-së, Lulzim Basha


lulzim basha 33Personat me rekorde kriminale Edi Rama po i transferon në parti
Të nderuar bashkëqytetarë
Dua të përshëndes sot kalimin e paketës së Dekriminalizimit, pra ligjin për dekriminalizimin dhe amendamentet shoqëruese të Kushtetutës të kaluara me konsensus unanim dje në Parlamentin e Shqipërisë.
Dekriminalizimi është një arritje e madhe për vendin, për qytetarët shqiptar.
Vlera më e madhe e këtij parimi është se arriti të sanksionohet, doli në krye, u kthye në ligj e normë të detyrueshme për zbatim, si një ide që lindi nga opozita në pakicë në parlament, si një ide që i mbijetoi të gjithë luftës së ashpër dhe pa parim kundër saj, të gjithë intrigave dhe makinacioneve të Edi Ramës.
Triumfoi si një ide që u rrit, u zmadhua, u bë e madhe nga mbështetja juaj, nga mbështetja popullore e mbështetja e partnerëve të çmuar amerikanë dhe europianë, aq sa para saj u dorëzua në fund shumica që polli e përhapi pikërisht inkriminimin, shtratin kryesor nga ku u ngjiz kjo keqqeverisja e sotme.
Kjo ide e madhe e pastrimit të politikës nga trafikantët, banditët, vrasësit, të dënuarit për vepra të rënda penale, është sot një paketë e plotë ligjore me efekt të menjëhershëm.
Votimi dje me unanimitet në parlament do të mbahet mend si dita që e mira fitoi mbi të keqen.
Dua ta përshëndes këtë arritje, dhe dua të falënderoj sot bashkëpunëtorët e mi që punuan pa pushim, të falënderoj partnerët ndërkombëtarë, Presidentin e PPE Joseph Daul dhe Presidentin e Parlamentit Europian Martin Schultz, eurodeputetet Kukan dhe Fleckenstein, e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorin Donald Lu pa ndihmën e të cilëve sigurisht nuk do të kishim arritur deri këtu.
Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj qytetarëve shqiptarë, gazetarëve, analistëve, medias së lirë për mbështetjen që na dhanë duke besuar në drejtësinë dhe domosdoshmërinë e kauzës tonë kombëtare të dekriminalizimit.
Garantoj sot çdo qytetar, se paketa e dekriminalizimit, do të zbatohet pikë për pikë nga unë nga Partia Demokratike në çdo hap, me funksionarët e të zgjedhurit tanë.
Ky është një vullnet i padiskutueshëm, vullnet që e kemi provuar me shembuj konkret dhe në zgjedhjet e fundit lokale.
Për fat të keq, ka shenja të qarta se Edi Rama as nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë.
Ndaj u bëj sot thirrje edhe socialistëve të ndershëm, të mos lejojnë që ata që paketa e dekriminalizimit i nxjerr si skarcitete jashtë qeverisjes, parlamentit dhe pushtetit vendor, të diktojnë e të bëjnë ligjin në familjen e tyre politike, sipas skemës që po zbaton sot Edi Rama.
Edhe sot që flasim, kjo skemë është në funksion.
Persona të dënuar, me precedentë të tmerrshëm kriminalë, diktojnë ose kanë marrë në dorë Partinë Socialiste në Lezhë, në Shkodër e Malësi të Madhe, në Krujë, Fushë-Krujë e Kurbin, në Has, Fushë-Arrëz, Pukë e Mirditë, në Kavajë, Lushnjë, Divjakë, Tepelenë e Këlcyrë. Dhe me gjasë, këtë Edi Rama ka ndërmend ta shtrijë në gjithë vendin.
Kjo dëshmon se ai nuk ndahet dot nga krimi, se pakti me krimin vazhdon.
Inkriminimi i Partisë, është njësoj i dëmshëm. Promovimi i banditëve, vrasësve e trafikantëve në parti, është garanci se ai stan atë bulmet do të nxjerrë.
Kjo sigurisht është metoda e Edi Ramës, kalkulimi i tij për zgjedhjet e ardhshme. Është e qartë se me keqqeverisjen e tij të mashtrimeve dhe dështimeve, me korrupsionin galopant në çdo nivel, me hajdutërinë e pafre, me kërbaçin e arbitraritetin, ai nuk garon dot, nuk përballet dot me kundërshtarin. Nuk ka as ide, as parime, as alternativë, as zgjidhje për ta shpëtuar vendin, pasi është në fakt vetë varrmihësi i tyre.
Të vetmen shpresë që ka, është se me banditët dhe kriminelët që ka strehuar e po transferon tashmë në parti, pasi ligji për dekriminalizimin i ka skarcuar e i nxjerr automatikisht jashtë qeverisjes, të vazhdojë të godasë votën e lirë, të kapë, dhunojë e manipulojë zgjedhjet.
Por ne, Partia Demokratike dhe qytetarët, nuk do ta lejojmë.
Beteja për votën e lirë është beteja tjetër e madhe e Partisë Demokratike, e shoqërisë, e mbarë vendit dhe e gjithë shqiptarëve. Ne do t’i prijmë kësaj beteje.
Sepse vetëm me votën e lirë nesër, do të shërohen të gjitha plagët që Edi Rama i ka shkaktuar vendit dhe qytetarëve.
Ndaj dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës e më tej që ju bashkuan dje protestës para parlamentit. Protestat dhe mosbindja civile do të shtrihen në mbarë vendin.
Beteja për votën e lirë, për zgjedhjet e lira si zgjidhja e krizës së gjithanshme që ka mbërthyer Shqipërinë nuk do të ndalet.

Previous Post

Rama, Meta e disa ministra takim te Vila 30

Next Post

Bien prodhimet vendase, dyfishohen çmimet e perimeve brenda javës

admin

admin

Next Post
Bien prodhimet vendase, dyfishohen çmimet e perimeve brenda javës

Bien prodhimet vendase, dyfishohen çmimet e perimeve brenda javës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.