Gazetari shqiptar Robert Goro, ka reaguar me një status kundër zërave që sulmojnë kandidaturën zëvendësues të Mark Frrokut, për deputete në Kuvend. Goro vlerëson sakrificën e kësaj kandidature të mundshme, ndërsa ironizon me deputetë e ministra që pasi kanë “mbaruar” universitete, kanë blerë dëftesat e shkollës së mesme…
“Po lexoj komente negative për një grua e cila mund të marrë mandatin e deputetit që iu hoq Mark Frroku. Shkak i këtyre komenteve është se ajo paska kryer vetëm shkollën e mesme, ndërsa nuk përmendet se punon si ndihmës mjeke në fshatrat e Malësisë së Madhe… Personalisht i heq kapelën asaj, kur e krahasoj me shumë deputetë e ministra që tundin si flamur diplomat e blera apo të falsifikuara. Apo me keq akoma, që pasi kane marrë diplomën universitare, kanë blere edhe një dëftesë pjekurie sikur kanë kryer shkollën mesme…”, shkruan Robert Goro në “Facebook”.











