Deputetja më e re Mirela Ferracaku ka bërë betimin sot. Pas vendimit të sotëm të KQZ, Këshilli Imunitetit dhe Mandateve të Kuvendit, u mblodh menjëherë dhe diskutoi dhe vërejti të ligjshëm ktë vendim, ndërsa i dha mandatin deputetes më të re.
Pas procedurave, kreu i Kuvendit Ilir Meta lexoi formulën e betimit, dhe deputetja e re, Mirela Ferracaku, u shpreh “Betohem!”.
Menjëherë deputeti Sali Berisha ka qenë i pari që uroi deputeten më të re, ndërsa akuzoi dhe e quajti kryeministrin Edi Rama, si “Arben Frroku”.
“Do ti uroj deputetes së re suksese, por duhet të deklarojë se deri sa të vendoset drejtësia dhe Arben Frroku të marrë dënimin e merituar, Arben Frrok do të jetë Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
VENDIMI I KQZ/ Mirela Ferracaku deputetja më e re
/web/VENDIMI_I_KQZ_Mirela_Ferracaku_deputetja_me_e_re_11364_1.php











