Parlamenti miratoi me të gjitha votat pjesëmarrëse në votim ndryshimet kushtetuese, ndryshime që i hapin rrugë dekriminalizimit të institucioneve shtetërore.
Të gjithë deputetët pjesëmarrës, votuan pro ndryshimeve.
Ndërkohë, Presidenti i Republikës kishte dhënë pëlqimin, dhe pas leximit të ligjit, në respekt të procedurës, ndryshimet kushtetuese hynë menjëherë në fuqi.
Votimi
Ndryshimet Kushtetuese, miratohen
Në parim 131 vota “pro”
0 vota “kundër”
0 vota “abstenim”
Në tërësi 131 vota, miratohet
0 vota “kundër”
0 vota “abstenim”












