Foto Ilustruese
Një zjarr ka rënë te Parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ende nuk dihen shkaqet dhe përmasat e këtij zjarri.
Zjarri mësohet se ka rënë te zyrat e administratës së parkut. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, si dhe ekspertët, të cilët pritet të zbardhin shkaqet.
Zjarri te parku i ministrisë së Brendshme, është i dyti, në pak javë, që i bie kësaj ministrie, Në zjarr para pak kohësh ra në zyrat e Laboratorit të Policisë Shkencore. Lidhure me këtë zjarr te laboratori, nuk munguan akuzat, për zjarrvënës të qëllimshme, për zhdukjen e provave, kryesisht ndaj bandave të akuzuara për trafik lëndësh narkotike.












