

Ka nisur protesta e demokratëve përpara Parlamentit. Disa mijëra qytetarë ndërkohë po grumbullohen rreth zonës ku po zhvillohet seanca plenare.
Deputetët e majtë janë futur në ambientet e parlamentit me kohe ndërsa rreth 1800 forca poliocie janë në terren për të siguruar rendin dhe qetësinë.
Kanë filluar përplasjet e para mes policisë dhe protestuesve. Këta të fundit kanë nisur të hedhin vezë dhe domate në drejtim të parlamentit ndërkohë që tymuese me ngjyra po hidhen në oborrin e tij.
Nga casti në cast pritet të vijë edhe kryetari i PD-së, Basha. Leja e protestës është marrë deri në orën 13.30.











