Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pasdite në Kamëz, ku ka shpërndarë disa leje legalizimi në përpjekje për të ndikuar protestën e opozitës nesër.
Stafi i Aluiznit kishte bërë kujdes që mes atyre që legalizohen të kishte edhe me emrin Xhelal edhe më mbiemrin Mziu, që janë emri dhe mbiemri i kryetarit të bashkisë së Kamzës, një nga më të sulmuarit prej Kryeministrit.
Vesel Murat Mziu i cili kishte leje legalizimi është kushëri i Xhelalit. Rama e shoqëroi me batuta momentin e dorëzimit të lejes:
Rama: S’po të pyes se çfarë e ke atë mikun tim…por s’po të pyes as se kur e ke bo aplikimin, se do ta ket bo baba…
Djali: Po (qesh).
Rama: Atëherë boji të fala babës
Djali: Të fala paç!
Rama:…dhe thuaji që legalizimin e ke nga Edi Rama!
Djali: Faleminderit!
Ndërkaq fill më pas ai lexoi një emër tjetër që quhej Xhelal.











