Genc Pollo ka postuar një foto me një student shqiptar i cili ndjek studimet për bioinxhinieri në Karlsruhe, por ndërkaq ai punonj për të mundësuar ndjekjen e studimeve të tij.
Megjithatë edhe punën e ka interesante, të paktën për këtë javë. Ai ishte një nga kamarierët që shërbeu darkën e Merkel me drejtues të partive politike te djathta të Europës.
“Me Ergys Topin student nga Shqipëria për bioinxhinieri në Karlsruhe, Gjerm; parttime kamarier në darkën e znj Merkel”, shkruan Pollo.













