Një shitës gazetash në Vlorë ka gjetur pranë kioskës së vet një flamur të ISIS dhe një kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur këtë paradite në Vlorë, teksa pronari i kioskës së gazetave ka shkuar si çdo ditë të punoj, ai ka parë pranë saj një flamur ku ishin të vizatuara simbolet e ISIS dhe një Kallashnikov. Policia e ka marr menjëherë në pyetje pronarin e kioskës Kastriot Mëhilli i cili ka thënë se është “hera e parë që më ndodh kjo gjë dhe jam i habitur, pasi nuk kam konflikte me njeri”. Këto sende janë gjetur në kioskën e gazetave që ndodhet ngjitur me xhaminë.











