Një incident ka ndodhur në Spitalin e Shkodrës ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja kishin shkuar për të inspektuar prej investimeve të qeverisë. Një grua e sëmurë me kancer ka tentuar të takoje kreun e qeverisë për t’ju ankuar për mungesën e ilaçeve. Pacientja është ndaluar të futet në spital nga shërbimi i Gardës.
Mesazhin që zonja dëshironte t’ia përcillte nga afër Kryeministrit ia dha përmes medias.












