Është shtyrë seanca e radhës për çështjen ‘Doshi’ . Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë për në 21 dhjetor nisjen e gjykimit e dy ish-deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frrokun. Në seancën e sotme ishte i pranishëm Tom Doshi dhe avokati i Durim Bamit, por mungonte Mark Frroku.
Të dy deputetët akuzohet nga prokuroria kallëzim të rremë lidhur me akuzën që iu bë kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta se ka porositur vrasjen e Doshit dhe Mhill Fufit të Partisë Demokratike.











