Policia e Fierit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, është arrestuar shtetasi Erjon Stefa, banues në lagjen “Sheq i Vogël”.
Ndalimi i tij ka ardhur pas sinjalizimeve se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 68 vjeç.
Pas arrestimit materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Fierit për procedimin e mëtejshëm të 37-vjeçarit, nën akuzën e “dhunës në familje”.











