Ceremonia e dekorimit
Edi Rama e kishte paralajmëruar më herët nëpërmjet një statusi në “Facebook” se do të fliste për “dekorimin e krimineleve”, “bunkerin komunist”, “politikën kriminalizuese”.
Dhe “e mbajti fjalën”.
Sot nga Shkodra ai kërkoi ndjesë për dekoratën që i kishte dhënë Shyqyri Çokut në Tiranë.
“Kërkoj falje për tronditjen që ju është shkaktuar nga dekorimi i torturuesit të dy shpirtrave të lirë, a Padër At Zef Pllumit dhe profesor Sami Repishtit. Edhe për mua ky është një lajm i befasishëm… Por ata janë nderuar prej vitesh si veteranë lufte”, u justifikua Edi Rama, duke vijuar me një apologji, sipas së cilës “fajin e ka Saliu”.












