Policia e Los Anxhelos ka qëlluar për vdekje një 28-vjeçar afroamerikan. Viktima ishte Nicholas Robertson dhe është qëlluar 33 herë pas shpine nga agjentët e Los Anxhelos. Sipas autoriteteve, policia ka hapur zjarr ndaj të riut, pasi kishte marrë sinjalizime se ai lëvizte i armatosur në rrugë. Sipas policisë, afroamerikani u shtri në tokë i plagosur dhe sërish po tentonte të ngrinte pistoletën për të qëlluar. Vrasja e 28-vjeçarit është fiksuar nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë publikuar videon në internet. Ky rast rrezikon të ndezë sërish polemikat ndaj policisë, e cila akuzohet për dhunë ndaj personave me ngjyrë.












