U arrestua mbrëmë në flagrancë shtetasi, Fatmir Cena, 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është kapur duke vjedhur banesën e shtetasit N.Z, 60 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i materialeve të vjedhura në banesë. Nga hetimet e kryera rezulton të jetë autor i disa ngjarjeve duke filluar nga qershori i këtij viti, të gjitha vjedhje banesash.












