Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka përshëndetur fitoren e të djathtës në Francë nëpërmjet një postimi në facebook. Ai e ka quajtur fitore të vlerave që sjellin zhvillimin e prosperitetit.
Statusi i plotë i Bashës
Dua te pergezoj ne emrin tim dhe te demokrateve qendren e djathte franceze dhe Nicholas Sarkozy per fitoren ne zgjedhjet rajonale ne France. Fitorja e qarte ne keto zgjedhje eshte ngadhnjim i te djathtes, i vlerave, parimeve dhe ideve te saj qe sjellin zhvillim e prosperitet per popujt. Ky triumf i qendres se djathte vjen si reflektim i qytetareve franceze qe e shohin kete zgjedhje si rruge shpetimi. Ky eshte nje sinjal per qendren e djathte dhe per te djathten ne mbare europen dhe nje inkurajim per ne, demokratet dhe opoziten shqiptare.











