Pas zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e djeshme, për herë të parë në Arabinë Saudite janë zgjedhur me votë edhe disa gra, të cilat kanë marrë katër vende në këshillat bashkiake në: një në Ihsaa, dy në Tobouk dhe një në Mekë, në zgjedhjet lokale që u zhvilluan të shtunën.
Është historike sepse deri tani grave nuk i njihej e drejta e votës as aktive dhe as pasive. Kandiduan gjithsej 978 gra, kundrejt 5.938 burrave dhe u përfshinë në listat e votuesve 130 mijë gra kundrejt 1.3 milionë burrave.











