Nëse e sheh për herë të parë duket sikur e kanë lyer me bojë, por në fakt maçoku Venus është kështu që nga lindja. Felini 5-vjeçar është shndërruar në një yll në interneti falë fytyrës së tij të pazakontë, gjysmë të zezë dhe gjysmë portokalli. Sytë e tij kanë gjithashtu ngjyra të ndryshme; syri i gjysmës së zezë është i jeshil, ndërsa ai i gjysmës portokalli është blu.Venus numëron 913.000 miq në faqen e vet në Facebook, ka me dhjetëra video në You Tube, ka pozuar në revistën ‘National Geographic’ dhe ka qenë pjesë e një numri të madh shfaqjesh në televizionet amerikane.














