Spanja ka kapur një prej sasive më të mëdha të drogës të sekuestruar ndonjëherë në Evropë. Plot 1.5 ton kokainë e kamufluar si qymyr dhe dru u kap në brigjet e qytetit të Valencias.
Droga po transportohej nga Kolumbia dhe kishte si destinacion tregun britanik. Vlera e saj llogaritet në rreth 331 milionë euro.
Trafikantët e kishin ngarkuar lëndën narkotike me thasë qymyri mbi paleta druri, por pas testeve është zbuluar se paletat ishin me kokainë, e cila ishte kompresuar dhe dukej si dru.
Lidhur me këtë operacion në pranga janë vënë 11 persona, nga të cilët gjashtë britanik, dy kolumbian, dy peruan dhe një spanjoll.lapsi.al











