Deputetët e Parlamentit të Ukrainës janë përplasur fizikisht ditën e sotme.
Shkak për këtë është bërë një sherr i nisur gjatë fjalës së kryeministrit Yatsenyuk.
Një deputet i ndërpreu fjalën kryeministrit, duke i dhënë lule, e më pas e largoi nga foltorja duke e ngritur në krahë.
Kaq u desh që salla e Parlamentit të shndërrohej në një sallë përleshjesh mes deputetëve.












