Shqipëria përfiton 89.9 milion euro nga programi i asistencës së para anëtarësimit në Bashkimin Europian. Financimet vijnë në kuadër të “IPA-s 2” dhe konsiderohen ndihmë për të përmbushur reformat e kërkuara nga unioni, mes të cilave reforma në sistemin e drejtësisë dhe administratën publike.
Fondet do te shkojnë edhe per përmirësimin e demokracisë e qeverisjes, forcimin e shtetit ligjor, te drejtat themelore, si dhe per arsimin, punësimin dhe politikat sociale.
Shqipëria do të përfitojë nga modernizimi i linjës aktuale energjetike me Maqedoninë, ndërsa pritet të miratohet fillimi i ndërtimit të një linje nënujore që do të lidhë vendin tonë me Italinë.
“Kjo paketë shpreh angazhimin tonë të madh ndaj perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Është një investim afatgjatë për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien e vetë BE-së, si dhe do të mbështesë procesin e reformës politike dhe ekonomike të vendeve në udhën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha komisioneri europian per Zgjerimin, Johannes Hahn. Fondi në total i miratuar nga unioni për vendet e Ballkanit Perëndimor është 1 miliardë euro.
Nga shtetet e rajonit, fondin më të madh e përfiton Turqia me 255 milion euro, ndërsa Kosova merr 78 milionë euro. Përmes financimeve te projekteve infrastrukturore dhe energjetike, si modernizimi i katër linjave energjetike, ndërtimi i dy rrugëve dhe dy hekurudhave, BE synon te afroje me shume vendet e rajonit.vizionplus












