Një zyrtar i arsimit të Korçë u arrestua për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ai është Anastas Xega 44 vjeç, shef i zyrës së personelit në Drejtorinë Arsimore në Korçë përfaqësues i LSI, i vendosur në këtë detyrë pas marrëveshjes LSI-PS.
Sipas njoftimit të policisë arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të përbashkët OSHEE-Polici, të ushtruar në lokalin e tij në lagjen 11, në Korçë, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, që furnizonte lokalin e marrë në përdorim prej tij.











