Është vetëhelmuar me fostoksinë në banesën e tij një 24 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.18 në Durrës, shtetasi me inicialet K.Xh. 24 vjeç është vetëhelmuar. Si pasojë ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë depresioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkatimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.












