Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 67 vjeçari pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj nuses së djalit. Personi i arrestuar është Todi Kristo nga fshati Mifol.
Policia njofton se
“arrestimi i këtij personi u bë në banesën e tij në fshatin Mifol, pasi ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet mprehës “gërshërë” bashkëshorten e djalit të tij, shtetasen me iniciale: M.K., 34 vjeç, të cilës i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë në trup, jashtë rrezikut për jetën.”












