Foto Arkiv, Këshilli Prokurorisë
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është përballur sot me kërkesën e Prokurorëve të organit qendror të akuzës dhe Këshillit të Prokurorisë, që të reagoje me force përpara mungesës së eficensës së oficerëve të policisë gjyqësore të institucioneve të tjera, si Policia e Shtetit, Tatime, Dogana, etj., të cilët janë shkak për zvarritjen e hetimeve të prokurorisë.
Gjithashtu, strukturat antikorrupsion të Prokurorisë informuan se prurjet e institucioneve të tjera për raste korruptive në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë janë thuajse zero. Sipas prokurorëve, kjo situate ka krijuar idenë se korrupsion ka vetëm në sistemin e drejtësisë.
Po ashtu, prokuroret kanë sugjeruar shmangien e tolerancës së tepruar ndaj veprimeve jashtë-procedurale të policisë.
Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, ka siguruar stafin se do të vijojë të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm institucional dhe do të adresojë problematikën në strukturat përkatëse shtetërore.












