Këshilli i Prokurorisë, në mbledhjen e tij të sotme ka propozuar transferimin e 7 prokurorëve.
Mësohet se propozimi për lëvizjen e 7 prokurorëve nga detyrat aktuale presin firma e Kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Transferimet e propozuara
Anton Martini nga Krimet e Rënda, transferohet në Prokurorinë e Shkodrës.
Kudusi Shahu nga Krimet e Rënda, transferohet në Prokurorinë e Tiranës.
Shkëlqim Kokona nga Apeli Tiranë, transferohet në Prokurorinë e Pogradecit
Shkëlqim Hajdari nga Apeli Tiranë, transferohet në Prokurorinë e Krujës.
Florian Bonjaku nga Prokuroria e Tiranës transferohet në Prokurorinë e Krujës.
Petrit Cano nga Prokuroria e Lushnjes, transferohet në Prokurorin e Krujës.
Granit Shahu nga Prokuroria e Tiranës transferohet në Prokurorinë e Shkodrës.












