Foto Ilustruese
Rreth 30 automjeteve u janë thyer xhamat për gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re.
Sakaq, sapo u njoftuan për incidentin, policia nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nga ana tjetër po merren deklaratat e të gjithë drejtuesve të mjeteve.
Ndërkaq, automjetet e dëmtuara po dërgohen në ambientet e Komisariatit nr. 6 në kryeqytet.











