
Inspektori i policisë bashkiake Besmir Karaj deklaroi sot se firma e tij mbi gjobën e Bashkisë për PD-në është falsifikuar. Ai i tha portalit ekspres.al se nuk ka asnjë lidhje me atë gjobë dhe se ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj kryetarit të bashkisë, Erjon Veliaj me akuzën e falsifikimit të firmës.
Karaj është i biri i kryetarit të degës së PD-së në Fushë Krujë. Ai punon prej vitesh në bashkinë e Tiranës dhe përdorimi i emrit të tij në gjobën e bashkisë ka pasur për qëllim legjitimitetin e gjobës.












