Ky është bunkeri i famshëm, objekt i sulmit të protestuesve te djeshëm. Duket është plagosur rëndë në kraharor, i është hapur një gropë e madhe në gjoks, çka tregon se simbolikisht ka vdekur. Nuk besoj se ka doktor që merr përsipër kthimin e tij në jetë.
Tek e fotografova, dy burra afër meje bënë këtë dialog: “Njëri i tha tjetrit, ‘të kem një thikë e ti pres hundën me majë atij Saliut’. Tjetri ja ktheu: ‘mos u mërzit se do ta bëjë Edi më të ri se ç’ishte’”.
Marrë shkas nga ky dialog midis dy ish zyrtarëve te ish-regjimit komunist, pasi nuk është e vështirë ti dallosh, po e ilustroj komentin tim me një histori të vërtetë.
Kur qytetarët e Tiranës rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës në vitin 1991, Ramiz Alia shkoi në ministrin e Brendshme për të takuar kuadrot e atij dikasteri e të maste pulsin e tyre. Një drejtues biri i një ish-zyrtari tē lartē të nomenklaturës së kuqe i drejtoi pyetjen.
“Përse nuk e bëtë më të lartë bazamentin që armiqtë mos e rrëzonin dot?”.
Ramizi gjak ftohtë ju përgjigj…
“Nuk e dinim që populli nuk e donte!”.
Dhe kur nuk të do populli nuk bën fajde bazamenti dhe në rastin konkret mendoj se kryeministri nuk do merret me restaurimin e një gjeje që ka vdekur, pasi populli nuk e pëlqen simbolin e izolimit dhe të frikës se po ky popull me gjithë problemet , ka rrëzuar idhuj, monumente e qeveri kur ato nuk mbrojnë interesat e tij.












