Thika e krimit
Një shqiptar në Itali ka therur gruan e tij në sy të dy fëmijëve. Pas arrestimit ai ka pranuar krimin, duke e motivuar atë, pas një grindje në shtëpi.
Sipas mediat italiane, të cilat i referohen policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit shqiptar Preducaj, rreth orës 02:00 të natës midis të martë e të mërkurës, në një apartament në rrugën “Adelaide Ristori”, në një provincë të Vareses.
Gruaja, Marina Preducaj 31 vjeçe, kishte njoftuar të motrën për sherrin në familje, ndërkohë që policia është njoftuar rreth orës 04:30.
Nga hetimet paraprake, mësohet se gruaja, u qëllua me thikë në fyt para dy fëmijëve, 3 dhe 11 vjeç. Burri, i identifikuar si Gjin Preducaj 42 vjeç, u arrestua dhe u mor në pyetje deri vonë, duke pranuar krimin.












