Polica e Tiranës ka bërë ët ditur sot, se janë proceduar në gjendje të lirë organizatorët e protestës së djeshme të opozitës, si edhe janë shpallur në kërkim 2 persona. Ndërkohë, mësohet se janë arrestuar 5 persona për veprat penale “Shkatërrim prone” “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësisë publike“
Për policinë e Tiranës, protesta ka devijuar itenerarin e paracaktuar, duke u përshkallëzuar në veprime të dhunshme, me dëmtim të hyrjes, fasadës, thyerjes së disa xhamave të objektit të Kryeministrisë, prishjen dhe shkatërrimin e objektit në ndërtim muzeal “Bunkeri” i cili gjendet pranë godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe janë thyer xhamat e dritareve të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.
Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Tiranë, e cila udhëzoi dhe drejtoi veprimet, ka nisur procedim penal për organizatorët e këtij tubimi.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë 5 persona për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë rendit”, “Prishje e qetësisë publike”.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësisë publike” edhe dy persona të tjerë.
Procedohen në gjendje të lirë
– Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizmin dhe pjesëmarrje në grumbullime, manifestime të pa ligjshme”, (Neni 262 i Kodit Penal)
– Besim Ndregjoni, 62 vjeç , banues në Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”, (Neni 223 i Kodit Penal)
– I. V., 41 vjeç , banues në Tiranë, për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit rendit publik“, (Neni 242 i Kodit Penal).
Arrestohen në flagrancë
– Aurel Filaji, 23 vjeç banues në Tiranë
– Suzana Dimushi, 37 vjeç , banues në Tiranë
– Xhulian Calai, 23 vjeç, banues në Durrës
– Arben Hajdari, 43 vjeç , banues në Tiranë
– Andi Kuka, 22 vjeç , banues në Tiranë.
Shpallen në kërkim
– F. L., 44 vjeç , banues në Tiranë, i dënuar më parë.
– G. Gj., 27 vjeç , banues në Tiranë.











