Protestuesit kthehen me fytyrë nga godina e kryeministrisë dhe hedhin mbi të sende të ndryshme.
Në protestë hidhen parullat “Poshtë Edi Rama” apo “Azem ti je gjallë”, ndërsa janë djegur dhe grisur posterat me fotot e kryeministrit.
Protestues të veçantë kanë mundur të çajnë kordonin e policisë dhe nga shkallët e kryeministrisë kanë tundur flamurin e PD-së.
Mësohet se nga ana e policisë ka pasur persona të shoqëruar.












