Pas përfundimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, eskorta e kreut të qeverisë, Edi Rama, është kthyer në Kryeministri. Besohet se brenda makinës ishte edhe kryeministri Rama.
Eskorta ka përdorur pjesën e prapme të Kryeministrisë duke evituar bulevardin ku ndodheshin ende një pjesë e protestuesve.
ABC News mundi të filmojë këto momente, që përkojnë pikërisht me momentin kur forcat speciale që ndodheshin pranë Kryeministrisë, kishin marrë urdhrin të niseshin me urgjencë drejt Ministrisë së Brendshme.











