Ndërsa protestuesit kanë lënë Bulevardin që prej një ore, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kthehet në zyrë.
Televizionet lokale të Tiranës nuk ia dolën të filmojnë Ramën por vetëm eskortën e tij të madhe në dallim nga herët e tjera.
Disa makina policie shoqëruan atë të Kryeministrit ndërsa ai iu drejtua zyrës përballë së cilës një orë më parë mijëra e mijëra protestues kërkuan largimin e tij.











