• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROTESTA/ Basha: Kjo qeveri fatkeqësi, e vetmja zgjidhje largimi i saj dhe zgjedhje të reja

admin by admin
8 December, 2015
in Politika
0
PROTESTA/ Basha: Kjo qeveri fatkeqësi, e vetmja zgjidhje largimi i saj dhe zgjedhje të reja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra pohoi se nuk ka rrugë të mesme, veç asaj të largimit të Qeverisë Rama-Meta. Nga ana tjetër, kryeopozitari theksoi se zgjidhja është një qeveri teknike, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
“Të dashur qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Zonja e Zotërinj. Sot në ditën tonë më të bekuar, në ditën e lirisë jemi mbledhur në këtë ditë për të kërkuar një zëri si një trup i vetëm për të kërkuar largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike që do beje gati zgjedhjet e parakohshme. Rama ik-Meta ik. Par anesh shtrohen sot vetëm dy zgjidhje, lose të largojmë qeveri-fatkeqësinë, ose të bëjmë sehir largimin e popullin. Ose të rrëzojmë Qeveri-Fatkeqësinë, ose do jetë vonë. Rrugë të mesme nuk ka dhe nuk do tu japim më kohë,. Qeverise së Edi Ramës me 40 hajdutë nuk do presim më. Pritja e mbaroj kohën e saj. Propaganda dhe mashtrimet e mbaruan kohën e tyre dhe ngjallin debate”.

 

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në protestën e sotme

Të  dashur qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,
Motra dhe vëllezër,
Zonja dhe zotërinj,
Sot, në ditën tonë më të bekuar, në ditën e Lirisë, jemi mbledhur në këtë marshim madhështor proteste, në këtë referendum të jashtëzakonshëm të qytetarëve të lirë, për të kërkuar njëzëri, si një trup i vetëm, për të diktuar me fuqinë e mendjeve dhe zemrave tona largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeverie teknike që do të bëje gati zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Rama ik! Meta ik!
Para nesh shtrohen sot vetëm dy zgjidhje.
Ose të largojmë qeveri-fatkeqësinë, ose të  pranojmë duke bërë sehir largimin e  popullit,  largimin tuaj nga Shqipëria.
Ose të rrëzojmë qeveri-fatkeqësinë, ose të pranojmë rrëzimin e Shqipërisë.
T’i nënshtrohemi tiranisë së vjedhjes, krimit dhe varfërisë ose te reagojmë sot, nesër do të jetë vonë.
Rrugë të mesme nuk ka.
Nuk ka më kohë e nuk duhet t’i japim më kohë qeverisë së Edi Ramës me dyzet hajdutë.
Nuk ka më pritje dhe nuk duhet të presë më askush, asnjë ditë.
Pritja e mbaroi kohën e saj.
Propaganda dhe mashtrimet e mbaruan kohën e tyre dhe tani ngjallin vetëm neveri, vetëm indinjatë.
Përballë  krizës që vetëm thellohet;
Përballë varfërisë që vetëm rritet;
Përballë korrupsionit dhe makutërisë marramendëse;
Përballë zgjedhjeve të marra peng me  dhunë dhe blerje votash;
Përballë rrugëve të mbyllura të fatit për çdo shqiptar, përfshirë edhe rrugët e eksodit  të  dhimbshëm;
Përballë 1001 të zezave që ju i dini fare mirë sepse i keni plagë në trup, në zemër dhe në shpirtin tuaj
Kjo është përgjigjja dhe nuk ka tjetër
Kjo është zgjidhja dhe nuk ka tjetër: Të largohen, të ikin, të shporren.
Kjo është zgjidhja që vjen nga vuajtja, dëshpërimi, nga zhgënjimi juaj.
Kjo është zgjidhja  që vjen vuajtja, nga poshtërimi që ju bën një kryeministër që si hakmarrje ndaj lirisë që shqiptarët e fituan 25 vite më parë, zgjohet dhe ngryset me fjalët burg, burg, burg, për njerëzit e thjeshtë.
Kjo është zgjidhja që vjen nga kundërshtimi, nga papajtueshmëria dhe revolta popullore kundër aferave të megakorrupsionit dhe vjedhjes masive të pasurisë publike nga e gjithë kupola qeveritare me në krye Edi Ramën.
Kjo është zgjidhja që vjen nga mbushja e kupës dhe vrasja e shpresës se me këtë qeveri s’mund të ketë as një ditë të mirë.
Është zgjidhja që vjen nga zgjimi i vrullshëm i një populli tërë:
Ç’janë këta që gënjejnë, gënjejnë, gënjejnë dhe as skuqen, as nxihen?
Ç’janë këta që vjedhin, vjedhin, vjedhin dhe as skuqen, as nxihen, por vetëm fryhen e kapardisen?
Ç’janë këta që janë lëshuar si hordhi me kërbaç në dorë kundër popullit të tyre duke u mburrur se po bëjnë shtet.
Po bëjnë shtetin e tyre, shtetin ku pushteti i tyre është i veshur me krim, e krimi me pushtet.
Shtet ku ligjin e bëjnë narkotrafikantët, tutorët me të cilët ndajnë  paratë.
Shtet ku i pamunduri kalbet në burg për një kupon dhe kryehajdutët sa më shumë vjedhin aq më shumë kapardisen.
A është ky shteti ynë? Ky është shteti i tyre, e nuk mund të jetë e nuk është kurrë shteti ynë.
Të ikin, të largohen, të shporren!
Kjo është e vetmja zgjidhje për ta. Qeveria e Edi Ramës dhe Ilir Metës e dogji në dy vite mandatin e saj katërvjeçar. Ajo është barrë shtesë, kosto shtesë për çdo shqiptar.
Me skandalet e tyre të përditshme, me bllokimin që i kanë bërë hetimit  kombëtar e ndërkombëtar të mega-aferave të tyre  të  pista,  Rama-Meta  nuk kanë të drejtë morale dhe politike për të vazhduar më asnjë ditë në detyrat që mbajnë.
Ikni, largohuni, shporruni!
Sepse kjo qeveri nuk është më në gjendje të korrigjojë kursin e saj të katastrofës kombëtare. Nuk munden, jo vetëm sepse janë të paaftë, siç e treguan në këto 2 vite, por edhe sepse më e keqja dhe më  fatalja, janë ata vetë që kanë kurdisur mekanizmin oligarkik të korrupsionit që mund ta ndalojmë vetëm duke e shkatërruar nga themelet.
400 milionë dollarë mungojnë nga tatimet dhe doganat.
400 milionë dollarë  është  shifra e tmerrshme e dështimit, shifra e tmerrshme e grabitjes, e korrupsionit, kontrabandës dhe  evazionit për llogari të  xhepave të Edi Ramës dhe lubive të tij.
Po kush është Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, kush  është Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ku bëhet gjithë kjo batërdi? Kush është kryeoligarku? Asnjë iluzion. Ka qenë dhe është vetëm Edi Rama.
Atë e gënjen  mendja se  mund të vazhdojë  të vjedhë e t’i punojë doganat e tatimet si t’i kishte të vetat. E gënjen mendja se nuk ka kush ta shkarkojë.
Ka, ka  kush e shkarkon.
E shkarkojnë qytetarët, e shkarkoni ju.
Kaq do të mjaftonte për t’i dhënë duart, për ta flakur nga dritaret këtë bandë që pozon si qeveri.
Por nuk mbaron këtu.
Kanë zhdukur  tenderin, kanë zhdukur garën si asnjëherë më parë me qëllim që paratë publike që po i bëjnë rrush e kumbulla.
E ndajnë me njëri-tjetrin me mburrje, duke u treguar dhëmbët dhe madje edhe burgun atyre që i tregojnë me gisht si kusarë.
E keni dëgjuar, e keni ndjerë dhimbjen dhe jeni skandalizuar. Tenderi pa garë i “Jaguar” për Ramën dhe ministrat- se nuk ju rri rehat në  makinat  që kanë- i jepet  ndërtuesit të vilës së Ramës.
Tenderi tjetër 5 milion euro i jepet në tavolinë-ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës.
30 tendera për ortakun e Beqës së Shëndetësisë, tendera e koncesione pa garë, si pagesa të stërmajme nën dorë, për Vali Leskjan, për Kokëdhimën, për Ahmetjan, për Gjiknurtët, për deputetët, për oligarkët e rrethit të ngushtë Rama-Meta.
777  milionë euro para të djersës dhe gjakut tuaj që i ndajnë dhe i vjedhin në investime luksi dhe shërbime fiktive  që nuk i prek njeri, siç është i famshmi Check-up. Tenderi 100 milion dollarë që i është dhuruar oligarkes së oborrit.
Kjo del e tepron për ta flakur Edi Ramën dhe bandën e tij të 40 hajdutëve.
Por prapë nuk mbaron këtu.
5 net më parë bllokuan hetimin për CEZ-in. Hëngrën pa u skuqur dhe pa u nxirë fjalën e dhënë.  Treguan se janë përlyer deri në fyt. Pranuan se ata janë fajtorët, se ata janë hajdutët dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të shpërdorimit dhe vjedhjes së parave dhe pasurive publike ne punishten e madhe të kusarisë që punon natë e ditë, 24 orë nonstop,  për të shtuar e shumëfishuar pasuritë 200 milionëshe të Edi Ramës dhe luksin me 40 hajdutë e tij.
Qershia e zezë mbi këtë tortë që qelbet erë është narko-taksia e Saimir Tahirit,për narkotrafikantët me patentë. Shqiptarë a ju ka zënë ndonjëherë veshi një maskaradë  të këtij niveli? A keni parë apo dëgjuar në Europë apo në botë një ministër të Brendshëm në shërbim të trafikantëve të drogës që kapardiset  me dorën e kryeministrit në sup,  në vend që të shporret nga sytë këmbët dhe të përballet më ligjin?
Nuk meritojnë të quhen qeveri. Nuk janë qeveri.
Janë një bandë.
Bandë që s’ka ndërmend të ndalet po nuk i ndalem ne e po nuk i ndalëm sot.
Motra dhe vëllezër,
Nuk mund të ndodhë, nuk duhet të ndodhë të ikë populli dhe të qëndrojë qeveria. E kundërta po, e kundërta është sot mision, detyrë për çdo shqiptar.
Të ikin, të largohen, të shporren.
Populli është fuqia supreme në demokraci.
Ata mendojnë se kjo është parullë.
Ne duhet t’ju tregojmë se ky është ligji i artë i demokracisë.
Ata thonë se shqiptarët nuk e kapërcejnë dot kufirin e këmbënguljes  dhe vendosmërisë civile që e detyron një qeveri të bjerë në rrugë demokratike paqësore, siç bëjnë popujt e qytetëruar në demokracitë perëndimore, siç bënë së fundmi edhe fqinjët tanë në Maqedoni dhe Rumani.
Por ne jemi gati, ne jemi të përgatitur ta bëjmë këtë kapërcim të madh.
Ne nuk do të lodhemi, nuk do të nënshtrohemi. Ky është fillimi i një stine  protestash që do të ndalet vetëm kur të arrijë objektivat e saj popullore.
Ka nisur mosbindja civile.
Në këmbë qytetarë e qytetare. Në këmbë shqiptarë e shqiptare.
Largimi i qeverisë Rama-Meta është zgjidhja.
Qeveria teknike  është zgjidhja.
Çlirimi i vendit nga duart e kusarëve është zgjidhja.
Zgjedhjet e reja me rregulla  demokratike të shkruara e të zbatuara, është zgjidhja.
Na ka thirrur në këtë mision të ri 8 dhjetori i  vitit 1990, dita kur  studentët e lavdishëm të Universitetit të Tiranës shpërthyen Lëvizjen studentore demokratike për Shqipërinë si gjithë Europa.
Liri nga Tirania komuniste, ishte thirrja e tyre.
Liri nga Tirania e krimit, e korrupsionit dhe e padrejtësisë është thirrja jonë.
Ikni, largohuni shporruni!  
Vëllezër e motra,
Shqipëria është e madhe për ne të gjithë. Atë e kanë zvogëluar injorantët dhe kusarët  në timonin e qeverisjes.
Pasuritë e Shqipërisë dalin dhe teprojnë për gjithë shqiptarët. Ato i kanë bërë të mangëta dhe mallkim shpirtvegjlit dhe të babëziturit në timonin e qeverisjes.
Shqipëria mban e mund të mbajë me punë, mirëqenie e dinjitet shumë me shumë se sa jemi.
Atë e kanë bërë njerkë dorëmbledhur për shumicën e shqiptarëve një grusht peshkaqenësh me Edi Ramën në krye, që janë më pak se 1 për qind e popullsisë, por që zotërojnë mbi 90 për qind të pasurive tona.
Në cilin vend të lirë të  botës  ka ekzistuar dhe ekziston ky hendek, ky kontrast kaq i madh? Askund. Ky nuk është pushtet demokratik. Kjo është xhungla e kleptokracisë.
Prandaj është çuar rinia, prandaj është çuar është çuar Shqipëria!
Çohu rini, çohu Shqipëri!
Ka shpëtim, ka rrugëdalje, ka  një të ardhme.
Alternativa e shpëtimit janë liria dhe ligji, taksat e ulta dhe qeverisja e përgjegjshme, llogaridhënia dhe transparenca, demokracia pjesëmarrëse dhe zgjedhjet e lira.
Por e gjithë  kjo kërkon si parakusht largimin e bandës së xhunglës, krijimin e qeverisë  teknike, përgatitjen e zgjedhjeve të reja ku populli do të zgjedhë lirisht qeverinë që dëshiron.
Dhe nuk ka forcë, nuk ka forcë ta ndalojë sot shumicën e bashkuar të shqiptarëve që vendosin të luftojnë pa kompromis, sot, nesër dhe çdo ditë për këtë zgjidhje. Nuk ka qeveri ta ndalojë.
Ne i kemi dalë zot dhe ne do t’i prijmë këtij vendimi.
Le të jetë 8 dhjetori 2015 dita që kujton dhe bën histori.
Le të shkruajmë së bashku një faqe të re ne historinë e civilizimit tonë.
Faqja ku shkruhet se shqiptarët u ngritën, u bashkuan dhe përmbysën me forcën e  bashkimit një qeveri që kish dalë nga binarët, që  i  vidhte, po i rrënon, dhe po i dëbonte.
Faqen ku shkruhet se shqiptarët nuk pranuan kokulur tiraninë e re.
Se shqiptarët nuk ranë në natën e gjatë të padrejtësisë, korrupsionit, krimit dhe varfërisë.
se shqiptarët u ngritën dhe morën në dorë fatet e tyre.
Faqen ku shkruhet se Shqipëria ngrihet, se shqiptarët ngrihen! Ngrihen dhe ecin përpara. Ngrihen dhe ecin drejt dritës së Zotit!
Rroftë Liria! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Previous Post

Protestuesit te ministria e Brendshme për të shkulur bunkerin, policia tërhiqet

Next Post

VIDEO 1/ Protestuesit tentojnë shembjen e bunkerit te ministria e Brendshme

admin

admin

Next Post
VIDEO 1/ Protestuesit tentojnë shembjen e bunkerit te ministria e Brendshme

VIDEO 1/ Protestuesit tentojnë shembjen e bunkerit te ministria e Brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.