Mijëra qytetarë janë mbledhur dhe janë gati për të nisur protestën e thirrur nga opozita. Në këtë protestë nuk do të marrin pjesë vetëm qytetarët ë Tiranës, por qindra autobusë e makina private kanë mbërritur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndërsa përpara kryeministrisë janë marrë të gjitha masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Vuvuzelat janë mjetet me të cilët protestuesit e rinj janë parë nëpër duar dhe që do ti përdorin gjatë protestës. Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të ndërmarrin sot aksionin e parë opozitar pas humbjes në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Kjo protestë pritet të jetë masive dhe do të zgjas rreth 5 orë, të paktën për kaq orë është marre leje në polici.












