• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konferenca e Nishanit, videomesazhe nga Kerry, Merkel dhe Papa Francesku

admin by admin
8 December, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Konferenca e Nishanit, videomesazhe nga Kerry, Merkel dhe Papa Francesku
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bujar Nishani u mbajt sot në Hotel Sheraton Konferenca Ndërkombëtare “Shqipëria & Evropa, 25 vite nga rënia e komunizmit”, e cila shënoi edhe kulmin e veprimtarive të organizuara nga Institucioni i Presidentit të Republikës me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri.

Kreu i Shtetit mikpriti udhëheqës politikë e figura historike ndërkombëtare të kohës: ish-presidentin kroat Stipe Mesiç, ish-zv/kryeministrin grek Theodoros Pangalos, europarlamentaren Doris Pack, Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, personalitetet më të larta të vendit, Kryeministrin e Edi Rama, ish-kryeministrin Berisha, zyrtarë të lartë të shtetit si dhe ish-studentë të Lëvizjes së Dhjetorit ’90, etj.

Konferencën e nderuan me video- mesazhet përshëndetëse kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry si dhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në thelb të të cilave qëndronte vlerësimi për hapat e bëra nga Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendit.

Në video-mesazhin e saj kancelaria gjermane Angela Merkel, u shpreh se Shqipëria çon impulse për bashkëpunim në rajon.

Ndërsa në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, Sekretari i Shtetit, John Kerry në përshëndetjen e tij vlerësoi ngjarjet e 25 viteve më parë si historike në krye të së cilave qëndruan “udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë që ndihmuan në vendosjen e një regjimi përfaqësues”.

“Shqipëria ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë. Shqipëria është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratike dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurruese të tregu të lirë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen”, theksoi mesazhi i Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.

Në qendër të vëmendjes erdhi për të pranishmit edhe mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili e konsideroi Lëvizjen Studentore si “Përpjekje për përparim në zhvillimin shoqëror”.

Më pas Konferenca vijoi e ndarë në tre sesione plenare. Në sesionin e parë plenar me tematikën: “Rënia e Perdes së Hekurt – Ndryshimet e sistemit në Evropën Lindore” mbajtën fjalën udhëheqës politike dhe figura historike të kohës si Stipe Mesiç, Theodoros Pangalos, Sali Berisha, Edi Rama, Mevlut Cavusoglu, Doris Pack, Nam Hee Kim, Man Hee Lee .

Konferenca vazhdoi në sesionin e dytë plenar me tematikën “Lëvizja Studentore Shqiptare – 8 dhjetor 1990” në të cilën mbajtën fjalën e tyre personalitete të njohura të shoqërisë shqiptare si Preç Zogaj, Afrim Krasniqi, Blendi Gonxhe, Bislim Ahmetaj, Elsa Ballauri, Kujtim Çashku, Edith Harxhi, Forenc Poka, Werner Daum. Folësit në këtë panel theksuan rolin e kësaj lëvizje si paraprijëse e ndryshimeve demokratike në Shqipëri, e pluralizmit politik, medias së lirë, dhe lindjes së shoqërisë civile.

Konferenca u mbyll me sesionin e tretë plenar me tematikën “Rënia e komunizmit në kronikat e kohës”, e cila përcolli mbresa dhe kujtime nga gazetarë dhe analistë të ‘Zërit i Amerikës’, BBC, Radio Evropa e Lirë, AFP, Radio Vatikan, dhe nga Shqipëria të mirënjohurit Besnik Mustafaj, Wolfgang Grossruck, Elez Biberaj, Nicola Miletich, Paolo Foresti, Bernd Fischer, Frrok Çupi.

Previous Post

PROTESTA/Tre prokurorë hetojnë bunkerin, 2 ndalime. Reagon dhe ministri i Brendshëm

Next Post

Çudia tjetër e tatimeve, si u gjobit një biznesmen turk

admin

admin

Next Post
Çudia tjetër e tatimeve, si u gjobit një biznesmen turk

Çudia tjetër e tatimeve, si u gjobit një biznesmen turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.