






Një skuadër pastrimi e bashkisë se Tiranes përforcuar nga disa mjete moderne pastrimi i janë vërsulur oborrit të kryeministrisë, shkallëve, sallonit përpara derës kryesore, mureve dhe dritareve për të zhdukur ngjyrat që kishin hedhur protestuesit e opozitës sot në drekë.
Aksioni është ndjekur edhe nga vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili shkruan në fund të pastrimit se “Puna është më e fortë se dhuna, e bukura më e fuqishme se rrënimi”. Puna është më e fortë se dhuna, e bukura më e fuqishme se rrënimi.












