Përfundoi seanca për komunikimin e masës së sigurisë për 7 zyrtarët e doganave të përfshirë në skandalin e naftës “virxhin”. Gjykata e Fierit u komunikoi masën “e arrestit me burg”, Alfred Bushit, shef i akcizës, Adrian Alikaj tëe dy shefa te akcizës në doganën e Fierit, Mirarbër Teneqexhiu ish kreu i doganës Tiranë, Syria Misiraj doganier në doganën e Fierit, Lula Njebza ish Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Doganave.
Ortenca Zorba dhe Elona Jareci u njohën me masën e arrestit shtëpiak. Të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe pronarin e kompanisë “Tea Oil” Adrian Nxhillari kanë shitur 4.4 milionë tonë naftë bruto ne pika karburantesh duke shmangur tatimet dhe tarifat e akcizës. Nafta ishte deklaruar për eksport dhe përpunim në uzinën e Ballshit. Për Xhillarin gjykata ka vendosur në munges masën e sigurisë arrest me burg.











