Deputeti demokrat Eduard Selami ka shtrënguar duart sonte në mbrëmje me Kryeministrin Edi Rama pavarësisht se disa ore më parë Selami ka marrë pjesë në protestën e opozites dhe Rama për shkak te saj ka lënë zyrën për t’u kthyer vetem pas përfundimit.
Agjencia fotografike LSA ka kapur momentin kur të dy “Edët” të shoqëruar me bashkëshortet e tyre po merrnin pjesë në promovimin e një libri që lidhet me ngjarjet e vitit 1997.
Selami është ndër deputetët kritikë të lidershipit të ri të opozitës. Pavarësisht se ai qëndron i tërhequr nga debatet në parlament i zhvillon ato ne media dhe më pak në forumet e partisë.












