Bunkeri për të cilin po heton prokuroria nuk ishte me leje. Përkundrazi para pak ditësh është bërë një debat në mediat e shkruara ku i kërkohej Erjon Velisë të zbardhë lejen për ndërtimin e bunkerit.
Anëtarë të këshillit bashkiak deklaruan se nuk ka leje për atë objekt ndërkohë që shoqatat e të persekutuarve politikë kërkuan prishjen e tij jos thjesht për faktin se ishte ndërtim i paligjshëm por se përfaqësonte ndërkohë edhe simbolikën e diktaturës komuniste.
Prokuroria ka nisur hetimet sot por ndërkaq ka nisur edhe ironia lidhur me hetimin.
Shkelzen Berisha postoi pak më parë se “Po lexoj ne disa media qe prokuroria ka filluar hetimet per shkaterrimin e bunkerit. Mos u shqetesoni ky eshte problem vetem per qeverine, pasi bunkeri ka qene PA LEJE. Ndertim pa leje ne mes te Tiranes”.
Ndersa reagime te tjera rrodhen duke zbuluar edhe detaje te tjera rreth tij. Ja komentet:













