Sherri mes Flori Mumajesit dhe Stines bëri bujë të madhe duke lënë në hije fituesit dhe gjërat e bukura që ndodhën në finalen e “Këngës Magjike”.
Stine, i cili u arrestua nga policia për tu liruar më pas dhe gjykuar në liri thuhet të ketë qenë nismëtari i këtij sherri që me gjasë kishte arsye vlerësimin me vetëm dy pikë nga ana e Florit.
Një tjetër artist i përfshirë në këtë mes ishte edhe reperi Arkimed Lushaj, i cili i kishte dalë në ndihmë mikut të tij, Florit. I kontaktuar nga Telegrafi, Stresi mohoi të ketë qenë i pranishëm kur ata dy u zunë, por pohoi se më vonë u përfshi në këtë ngjarje.
“Unë nuk i pash por mua më thanë se u zunë dhe vrapova e zura Stinen më poshtë Pallatit të Koncerteve, te qendra ‘Coin’ dhe i thash si na preve në besë dhe e godita, mund ta pyesni atë se çfarë i ndodhi më pas”, thotë reperi.
Megjithëse u përfshi në këtë ngjarje Lushaj nuk u raportua në polici dhe as nuk u intervistua për sulmin ndaj Stines.
“Sepse nuk është lehtë me më raportu mua në polici, sidomos kur je vetë në faj”, thotë në fund Stresi.











