Këngëtari Ernest Duka ka dalë sot për herë të parë në ekranet televizive, që pas përplasjeve fizike që pati pas Këngës Magjike me këngëtarin Flori Mumajesi.
Stine u shfaq duke kërcyer në eventin e “TV Klan” “Dance ëith me”. Pas kërcimit, Stine foli për incidentin me Florin Mumajesi
“U fol, u përfol. U thanë shumë gjëra. Secili tha versionin e tij. Ne artistët duhet të japim shembull. Tani dua të vazhdoj “Dance ëith me”. Jeta vazhdon”, tha Stine.
“Dua të falënderoj publikun dhe të kërkoj falje për incidentin se nuk na shkojnë ne artistëve këto lloj incidente. Kërkoj ndjesë publike”, vijoi Stine më tej.











