Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, shkarkohet nga detyra drejtori I burgut të grave, Kadri Sula, njofton tv abc.
Burimet pranë burgjeve, thanë se shkarkimi i tij, erdhi pas kontrollit të kryer nga auditi i Drejtorisë së Përgjithshme, të cilët kanë konstatuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrës së drejtorit.
Këto shkelje, sipas burgjeve, janë bërë shkak që të firmoset shkarkimi i tij nga Drejtori i Përgjithshëm Artur Zoto.
Pak ditë më parë, u shkarku nga detyra edhe drejtori i burgut të Sarandës, Korçës si dhe dha dorëheqje drejtori i parburgimit 313 Sajmir Allushi, pasi rezultoi i dënuar vite më parë.











